
Vijon kriza e Manchester United në Angli. “Djajtë e Kuq” regjistruan ndeshjen e tretë me radhë pa fitore në kampionat, duke pësuar humbjen e dytë.
Këtë herë ekipi i Ten Hag u thye në fushën e Newcastle me rezultatin 2-0. Sfida u dominua nga bardhezinjtë që kaluan në avantazh në të 65-ën me Uillok, ndërsa dy minuta para fundit të lojës shënoi edhe Uilson.
Me këtë sukses, Newcastle i rrëmben United vendin e tretë në renditje, me të dy ekipet që janë në kuotën e 50 pikëve. (A2 Televizion)