
Në fushë, mbrëmjen e së mërkurës, ishte dhe Barcelona e cila nuk luante në Champions, por për në kampionatin spanjoll.
Katalanasit nuk gabuan këtë herë dhe u kthyen te fitorja duke mundur 3-0 Elche-n. Messi mori në kontroll situatën dhe i hapi rrugën suksesit të “blaugranave” me dy golat në pjesën e dytë që u pasuan edhe nga ai i Jordi Albas në fund.
Me 3 pikët, Barcelona ngushton distancën nga kreu, ndërsa ngjitet në vendin e tretë, 5 pikë provizorisht më pak se Atletico e vendit të parë. (A2 Televizion)