Europa League, Tottenham i shënon dhe 4 herë Wolsberger

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 08:17 | Futboll
Europa League, Tottenham i shënon dhe 4 herë Wolsberger

E mërkura si rrallëherë kishte paralelisht edhe një ndeshje nga Europa League.

Tottenham mundi edhe njëherë me 4 gola austriakët e Wolsberger, skuadër të cilës në total i shënoi plot 8 gola në 180 minuta.

Europa League vijon si zakonisht sot, me ndeshje interesante dhe llogari të hapura, sikurse janë në sfidën mes Milan dhe Crvena Zvezda, Arsenal-Benfica, apo Leicester-Slavia Praga.

Manchester United është thuajse i kualifikuar përballë Real Socidead pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë, ndërsa Napoli i Elseid Hysaj duhet të përmbysë 2 golat e pësuar në Spanjë ndaj Granadas.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos