
Gazeta italiane Il Cittadino raporton se klubi i Milanit ka nënshkruar një marrëveshje formale me kompaninë Sportlifecity, për ndërtimin e një stadiumi të ri me vlerë rreth 600 milionë euro në zonën e San Franceskos.
Çështja e stadiumit duket se është gjithnjë e më urgjente te kuqezinjtë pas rënies së hipotezës për ndërtimin e një stadiumi të përbashkët me Interin dhe vlerësimit të të gjitha vështirësive në lidhje me zonën La Maura dhe Sesto San Giovanni.
“Është një lloj marrëveshjeje paraprake mes privatëve për transferimin e paketës së lejes dhe planifikimin e territorit”, shkruan gazeta.
“Për momentin”, – vazhdon Il Cittadino – “nuk ka asnjë lajm zyrtar, por burime të informuara folën për nënshkrimin e një dokumenti me Sportlifecity, i promovuar nga Cassinari & Partners, i cili parashikon një kështjellë sporti prej rreth 150 milionë eurosh në 300 mijë metra katrorë tokë në San Francesco”.
Një perspektivë që prej disa muajsh ka si alternativë edhe idenë e një stadiumi me vlerë mbi 600 milionë euro, që duket se po merr jetë.
Megjithatë, rruga drejt ndërtimit të impiantit të ri është ende e gjatë dhe e mundimshme.
"Për të përkthyer në realitet ëndrrën e vjetër të Milanit, duhet një variant që do të duhet të miratohet nga bashkia. Dhe ekzekutivi në detyrë në këtë fazë nuk është shprehur ende”, thuhet në artikull.
Ndërkohë konfirmimi i takimit dhe bisedimeve në vazhdim me klubin e Milanit ka mbërritur nga Komuna e San Donato Milanese.
"Në javët e fundit administrata komunale mori një kërkesë për disponueshmërinë për të vlerësuar një projekt i cili përfshin ndërtimin e stadiumit AC Milan. Administrata e përbashkët ka vënë në dispozicion hapjen e një tryeze për vlerësimin e projektit vetëm kur propozimi do të materializohet i shoqëruar me dokumentacionin përkatës", sqaron komuna. (A2 Televizion)