Ekipi i tij fitoi Serie A, Cannavaro mban fjalën, nga Roma në Napoli me biçikletë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 10:34 | Futboll
Ekipi i tij fitoi Serie A, Cannavaro mban fjalën, nga Roma në Napoli

Fabio Cannavaro mban premtimin e tij të dhënë se nëse Napoli do të fitonte titullin kampion në Itali, atëherë ai do të bënte me biçikletë rrugën nga Roma në drejtim të qytetit jugor.

Ish-futbollisti i Napolit, Juventusit, Parmës dhe Realit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet teksa ka përfunduar angazhimin e tij të bërë shumë javë përpara se Napoli të shkëputej në kampionatin italian të futbollit.

Në foto, ish-mbrojtësi tregon se ka arritur të kryejë të gjithë distancën prej 254 km mes dy qyteteve për rreth 7 orë, një kohë mjaft e mirë kjo për futbollistin e pensionuar prej disa vitesh tashmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos