Një tjetër incident i rëndë është regjistruar pas përballjes mes Elbasanit dhe Pogradecit, ku autobusi i lojtarëve të kësaj të fundit është goditur me një send të fortë, duke i thyer xhamin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku nga një mjet tip “BMW” është qëlluar me diçka të fortë, e për pasojë njëri xham anësor i autobusit është thyer, duke rrezikuar jetën e lojtarëve, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.
Ndeshja e cila përfundoi 1-1 pati përplasje të forta që në fillimet e saj. Ndërsa liqenorët kanë arritur të marrin barazimin edhe pse luajtën me 9 lojtarë, për shkak se dy prej tyre dolën me karton të kuq. (A2 Televizion)



