Barcelona ngec në derbin ndaj Girona-s, por Reali mbetet +13 pikë

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 23:10 | Futboll
Barcelona ngec në derbin ndaj Girona-s, por Reali mbetet +13 pikë

Barcelona hodhi një hap të gabuar këtë të hënë në ndeshjen e javës së 28 të La Ligas, duke arritur të merrte vetëm një pika në derbin ndaj Gironës, i cili u mbyll në barazim pa gola.

Edhe pse Xavi vendosi të hidhte në fushën e lojës formacionin më të mirë, sërish katalanasit vuajtën ta dërgonin topin të paktën një herë në rrjetën kundërshtare edhe pse e dominuan këtë ndeshje.

Pavarësisht dy pikëve të humbur në Camp Nou, Barcelona udhëheq e qet renditjen e La Liga-s dhe pas 28 ndeshjeve të para e sheh veten në kuotën e 72 pikëve, 13 më shumë se Reali që mban vendin e dytë me 59 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos