
Barcelona ka marrë 3 pikë në ndeshjen e radhës së La Liga duke mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Getafes.
Djemtë e Koeman dominuan në gjatë gjithë takimit, por me një lojë të dobët, që lë shumë për të dëshiruar dhe që nuk i ngjan Barcelonës së mëparshme.
Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e dytë të takimit me Sergi Roberti, por Getafe gjeti forcë dhe barazoi pak minuta më vonë me Ramirez.
Në minutën e 30, Memphis Depay tregoi edhe njëherë se ishte zgjedhje e duhur për sulmin e Barcelonës në këtë merkato duke shënuar dhe golin e fitores.
Pjesa e dytë pati raste për të dyja ekipet, por në fund rezultati ngeli i gozhduar në 2-1. (A2 Televizion)