Barcelona provokon Cristiano Ronaldon pas fitores ndaj Juves

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 12:13 | Futboll
Barcelona provokon Cristiano Ronaldon pas fitores ndaj Juves

Barcelona nuk i rezistoi dot tundimit që të tallej me Cristiano Ronaldon pas fitores, mbrëmjen e djeshme, ndaj Juventusit me rezultatin 0-2, në ndeshjen e zhvilluar në Torino.

Në Twitter, klubi katalanas postoi një foto të Messit gjatë ndeshjes, të shoqëruar me shkrimin: “Jemi të lumtur që patët mundësinë të shikoni duke luajtur në fushën tuaj lojtarin më të mirë të historisë”.

Nuk vonoi përgjigjja e Juves po në Twitter: "Lojtarin e vërtetë më të mirë do ua sjellim në Camp Nou". (A2 Televizion)

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1321573012894896133

A2 CNN Livestream

Latest Videos