Parisi fiton betejën në Stamboll, Krasnodar i vogël për Chelsea

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 20:51 | Futboll
Parisi fiton betejën në Stamboll, Krasnodar i vogël për

Paris Saint Germain ka marrë fitoren e parë në Champions League pas disfatës në ndeshjen e parë përballë Manchester United.

Francezët kanë arritur të dalin me 3 pikë nga ndeshja delikate në Stamboll ndaj Instabul Basaksehir duke fituar me rezultatin 0-2.

Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit nga asistet e Mbappe dhe realizimet e Keane.

Në ndeshjen e dytë Chelsea arriti të mposhtë me rezultatin e thellë 0-4 rusët Krasnodar në fushën e tyre.

Blutë e Londrës vinin në këtë ndeshje pas barazimit pa gola ndaj Sevilla dhe tashmë kanë grumbulluar 4 pikë në grupin E. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos