Skandal te Real Madrid, Benzema i shpall “luftë” Viniciusit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 11:07 | Futboll
Skandal te Real Madrid, Benzema i shpall “luftë” Viniciusit

Kriza e Realit të Madridit në Champions League e ka një shpjegim. Në pushimin e ndeshjes ndaj Monchengladbach, gjatë momentit që skuadra po i drejtohej fushës, kamerat kanë filmuar një episod i cili mund të kthehet në çështje jo të vogël te Real.

Sulmuesi, Karim Benzema, shfaqet duke i kërkuar shokut të tij të skuadrës Ferland Mendy të mos e pasojë topin te Vinicius Junior.

“Vëlla, mos ia paso topin atij. Të betohem për kokë të nënës që ai po luan kundër nesh”, janë fjalët e Benzema që mund të lexohen nëpërmjet pamjeve filmike. (A2 Televizion)

https://twitter.com/gffn/status/1321376170865250309?s=24

A2 CNN Livestream

Latest Videos