Bardhi bëhet gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar: E ardhmja e PD-së, mbi hallet personale

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 19:05 | Politikë
Bardhi bëhet gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar: E

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet pasditen e së enjtes online.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi ka publikuar edhe një video teksa përgatitet për mbledhjen që pritet të nisë në orën 19.00.

“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal,” shkruan Bardhi krahas fotos së publikuar në mediat sociale.

Sipas asaj që njofton ky grup i Partisë Demokratike, prezent në mbledhje janë 245 anëtarë. Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, është ngritur komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Bardhi.
Po ashtu, bëhet e ditur se Këshilli Kombëtar ka vendosur ndryshimin e rendit të ditës:

  1. Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.
  2. Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.
https://twitter.com/GazmentBardhi/status/1684600358339846144?s=20

Kujtojmë se Komisioni i Apelimit Integritetit dhe Etikës i Partisë Demokratike, i kryesuar nga Flutura Açka, vendosi të mërkurën për anulimin e mbledhjes së sotme.

Megjithatë, Bardhi e kishte bërë të qartë edhe më herët se nuk do të tërhiqej nga qëndrimi i tij për të mbledhur Këshillin Kombëtar, për të anuluar zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/26/komisioni-i-etikes-anulon-mbledhjen-e-keshillit-kombetar-te-thirrur-nga-bardhi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos