Rama e shkarkoi, Berisha: Nëse Ahmetajt i sekuestruan vilën, Gjiknurit do t’i gjejnë hotele

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 13:00 | Politikë
Rama e shkarkoi, Berisha: Nëse Ahmetajt i sekuestruan vilën, Gjiknurit

Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat mesditën e sotme, ku ka folur në lidhje me ndryshimet më të fundit në radhët e drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste, teksa u fokusua kryesisht tek shkarkimi i Damian Gjuknurit si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike.

Sipas Berishës, nëse Arben Ahmetajt i kanë gjetur dhe sekuestruar vilë, GJiknurit do t’i gjejnë hotele, ndërsa e akuzoi atë si përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit.

“Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën. Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele. Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti.”, shprehet ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.

“Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes.

Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agacci-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë.

Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit. Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit.

Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala.

Pra, të dyja së bashku arrijnë në vlerën 21 milionë euro sipas vendimit të qeverisë. E vërteta është se këto nuk janë koncesion, por hajdutët, mafia, klani i plehrave Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj e me radhë, një prokurim direkt me paratë e taksapaguesve, e shpalli koncesion vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjen e tij.

Por tani le të kthehemi te aspekti i injoruar nga hetimi, ku ka dy përgjegjës direkt; Gjiknurin dhe Ramën. Me paratë e taksapaguesve shqiptare në Elbasan është parashikuar prodhimi i një termocentrali me kapacitet 2.3 megavat, dhe me detyrimin e shtetit shqiptar për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite.

Si kundërvlerë, taksapaguesit e vjedhur shqiptarë, merrnin gjithsej 2 për qind të energjisë. Nëse ky impiant ndërtohej fund e krye me paratë e privatit, ai do ishte i detyruar që 2 për qind t’ia paguante shtetit shqiptar. Kurse në rastin konkret, impianti shtetëror, i paguan 2 për qind shtetit dhe 98 për qind koncesionarit, që nuk mund të ndodhë vetëm kur është Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë. Në 25 vite, kjo tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave.” (A2 Televizion)

Sali Berisha
https://a2news.com/2023/07/26/ndryshime-ne-ps-rama-shkarkon-gjiknurin-qeverine-e-con-ne-tepelene/
https://a2news.com/video/asambleja-e-ps-berisha-u-mblodh-mafia-shteterore-gjiknuri-u-flak-si-ahmetaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos