
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar edhe njëherë në lidhje me përgjimet e antimafias italiane që janë duke u publikuar ditë pas dite në mediat italiane dhe ato shqiptare.
Sipas numrit një të demokratëve, Rama dhe rrethi i tij nuk e kanë mendjen te qytetarët, por sesi të shtojnë pasurinë e tyre me mafian.
“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit”, shkruan Basha në Twitter. (A2 Televizion)