Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës e vetmja rrugë për paqen

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 22:42 | Kosova
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës ka nxitur reagimet e politikës shqiptare, me kryeministrin Rama dhe ministrat Peleshi e Xhaçka që kanë dënuar sulmet ndaj trupave të KFOR-it gjatë pasdites në Zveçan.

Pas tyre për përplasjet në Veri ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili thekson se dialogu është e vetmja rrugë për paqen mes vendeve.

Basha shprehet se ngjarjet e sotme tregojnë qartë palën që po kërkon destabilizimin e situatës, ndërsa kërkon edhe nga Prishtina zyrtare që të bëjë veprime të matura.

Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim.

Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA , BE dhe NATO.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos