
Kryeministri Rama ka vijuar takimet elektorale në Bashkinë e Peqinit. Në një fjalim të shkurtër para qytetarëve për shkak te reshjeve të shiut, kryeministri kërkoi votën për të mbajtur larg pushtetit elementë të opozitës dhe për të vijuar projektet e nisura.
“Në Peqin dhe Elbasan kemi një sfidë të madhe që të fitojmë një fitore shembullore e kuptimplotë. Kutitë e votimit janë momenti më i rëndësishëm në 4 vite për një popull. Duam të shkojmë përpara, të ngjitemi edhe pse me vështirësi apo të kthehemi mbrapa dhe nuk mund të kthehet Peqini dhe Elbasani te Dash Sula a mund të kthehesh te Dash Sula, pash Zotin është e pamundur. Por nuk mund të kthehesh pas as tek Luli as te Saliu, as te Likja e as te Mona, sepse e duan Shqipërinë për vete, ne e duam njëri-tjetrin për Shqipërinë, për Peqinin ka shumë gjëra akoma për të bërë”. (A2 Televizion)