
Presidenti Ilir Meta deklaroi se përmes sistemit të patronazhit, mazhoranca ka marrë në survejim deputetë, biznesmenë dhe madje drejtues të prokurorisë, duke ndërhyrë dhe në jetën intime.
Ilir Meta shtoi se mes personave të marrë peng ka dhe njerëz të caktuar të opozitës për të bërë gjoja opozitë ndaj qeverisë.
“Është prekur ai kur i dolën fotot e veta dhe unë i dola në krah. Do ketë fakte sesi merren peng bizneset, njerëz të caktuar të opozitës për të bërë gjoja opozitë. Çdo ditë do të kemi ngjarje dhe ftoj trupin diplomatik për ta njohur me disa fakte. Mosveprimi i prokurorisë e ka mbajtur peng Shqipërinë si me rastet e Shijakut dhe Dibrës. Është diçka skandaloze, por unë shpresoj të reagoj. Ndaj do të kemi konferenca për shtyp çdo 2-3 orë. Dje u zbulua kush është patronazhisti i kryeministrit, por iu thoshit është çmendur Ilir Meta”, tha presidenti. (A2 Televizion)