Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë sigurisë së shqiptarëve

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 16:27 | Politikë
Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Sulmet kundër opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili akuzës së Partisë Demokratike se janë shpërndarë maska të skaduara, iu përgjigj se maskat e vetme të dëmshme në vendin tonë janë “maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë”.

Në Twitter, Basha kundërsulmoi: “Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1,2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve“. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos