
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama.
Basha u shpreh se shqiptarët janë të lodhur nga qeverisja e Ramës dhe në 25 prill një e ardhme më e mirë do të nisë për familjet shqiptare.
“Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha. (A2 Televizion)