PD cakton drejtuesit politikë në qarqet Berat dhe Dibër

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 12:50 | Politikë
PD cakton drejtuesit politikë në qarqet Berat dhe Dibër

Tomor Alizoti do të jetë drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Beratit, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Dibrës.

Disa ditë më parë Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike, u vendos drejtues politik në Qarkun e Korçës, ndërsa pedagogu i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit Mark Marku, u caktua drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.

Deri tani, Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe. Durrësi do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në Shkodër do të jetë Helidon Bushati, në Elbasan, Gazmend Bardhi, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos