
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi edhe një herë këtë fundjavë nevojën për nisjen e procesit të vetingut në politikë.
“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë veting në politikë”, shkroi Basha në Tëitter.
Vetingu në politikë është konsideruar si i panevojshëm nga socialistët, të cilët gjithsesi mbeten të hapur për ta diskutuar me demokratët.
Kreu i PD po përballet me një krizë të brendshme të partisë, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka thërritur Kuvendin Kombëtar ku pretendohet të shkarkohet Basha dhe të zgjidhet një kryetar i ri. Berisha ka hedhur kandidaturën për t’u rikthyer vetë në krye të PD. Gjithçka nisi pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi i PD, një ditë para nisjes se sesionit të ri parlamentar, pasi ish-kryeministri u shpall “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. (A2 Televizion)