Buxheti për arsimin, Rama: Në këtë katërvjeçar synojmë rritje të pagave me 40%

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 11:02 | Politikë
Buxheti për arsimin, Rama: Në këtë katërvjeçar

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin për vitin 2022, kryeministri Edi Rama u shpreh se projeksioni i qeverisë është që gjatë mandatit të tretë pagat e mësuesve të rriten me 40 përqind.

“Vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni ynë i mandatit të tretë është që pagat të rriten padiskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Kur them mundësisht kjo lidhet me atë që mund të planifikojmë sot, por edhe me çka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara.

https://a2news.com/2021/11/13/buxheti-per-arsimin-ministrja-kushi-950-milione-leke-per-mbulimin-e-transportit-rritje-te-pagave-me-6-perqind/

Ne jemi të vetëdijshëm sesa shumë e ndikojnë jetën tonë ngjarje që janë jashtë mundësive tona për t’u parashikuar. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e ndikimit në familjet e prekura, por edhe të buxhetit. Pandemia pati dhe ka ndikimin e saj. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimalë. Nëse ky vit mbyllet me një rritje pagash për ju, nëse sot mesatarja bruto e pagës së mësuesve është shumë e lartë seç ishte kur ne kemi nisur rrugëtimin edhe vitit i ardhshëm do të jetë i njëjtë në aspektin e rritjes së pagës”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos