
Nga e premtja, të gjithë në terren. Kjo është kërkesa e kryetarit të PD, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar, këtë pasdite.
“E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë, duke filluar nga unë, do të duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë, por u përdorën si mish për top”, mësohet të ketë thënë Basha në fjalën e tij. “Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim ata e të bëhemi bashkë”.
Gjatë mbledhjes Basha propozoi gjithashtu që anëtarë të kryesisë së PD të bëhen Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Ndërsa propozoi që Indrit Sefa të jetë sekretar për Çështjet Zgjedhore, Arta Sakja kryetare e Këshillit Kombëtar, Kreshnik Çollaku, sekretar për Diasporën, Flamur Hoxha sekretar Organizativ, Roland Bejko sekretar për Pushtetin Vendor. (A2 Televizion)