Ultimatumi i Berishës, Basha: Nuk na plas për karriget

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 15:23 | Politikë
Ultimatumi i Berishës, Basha: Nuk na plas për karriget

Komisioni i rithemelimit i bëri sot një ultimatum Lulzim Bashës, për të liruar zyrat e Partisë Demokratike deri më 5 janar, në të kundërt, anëtarësia do të bëjë rolin e përmbaruesit.

“Nuk e kanë mendjen shqiptarët te karriget, te karriget e kanë mendjen ata që paskan qenë këtu për karriget. Fatkeqësi e madhe, dhe ndjesë për shqiptarët që filtrat tanë nuk i kanë ndaluar këta persona. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu për karriget”, tha Basha.

Basha shtoi se nuk duhet të largohet përqendrimi nga çështjet e korrupsionit, dhe lëshoi akuza ndaj kolegëve të tij në PD, që kërkojnë largimin e tij. “Pasi e kanë rrjepur PD-në kur ishin në pushtet, nisën të punojnë kundër saj sapo humbën postin e deputetit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos