Publikimi i pagave, Rama: Po përdoret politikisht nga bravaxhinjtë. Ngjan me “patronazhistët”

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 13:25 | Politikë
Publikimi i pagave, Rama: Po përdoret politikisht nga bravaxhinjtë.

Kryeministri Edi Rama theksoi se skandali me publikimin e pagave po përdoret politikisht nga “bravaxhinjtë apo çelësaxhinjtë.

“Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje është në sytë e të gjithëve dhe ngjashmëria mes kësaj që ndodhi dhe ngjarjes së mëparshme është në sytë e të gjithëve. Kjo është një mundësi për t’i treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë apo çelësaxhinjtë”, deklaroi Rama.

“Ajo që duhet të bëjmë ne është që të sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për penetrim në sistem, por është sistem i brendshëm pune i inspektorëve të tatimeve. E dyta, të këmbëngulim që prokuroria të hetojë tërësisht dhe të gjithë ata persona që kanë lidhje me sistemin e pagave”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos