Patozi ironizon ultimatumin e Komisionit të rithemelimit ndaj Lulzim Bashës

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 13:57 | Politikë
Patozi ironizon ultimatumin e Komisionit të rithemelimit ndaj Lulzim

Astrit Patozi ka komentuar ultimatumin që Komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike i bëri Lulzim Bashës.

“Më pëlqen shumë ky propozimi i "foltores" në trajtë ultimatumi për deputetin Lulzim Basha. Që do të thotë, me pak fjalë, armëpushim i plotë deri më 5 janar, derisa ta hanë të gjithë gjelin rehat, si lojtarët e skuadrave ndërluftuese, ashtu edhe tifozët e palëve. Pastaj, me të parë e më të bërë... Nëse nuk do të ketë reflektim nga mbrojtësit e vulës, siç janë të gjitha gjasat të ndodhë, të vetmen zgjidhje kanë që më 6 janar ta hedhin logon e PD-së në Lanë dhe pastaj ta gëzojë ai që do ta kapë i pari. Se i qëllon të jetë tamam dita e Ujit të Bekuar”, shkruan Patozi në Facebook. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/23/komisioni-i-rithemelimit-ultimatum-bashes-liro-zyren-deri-me-5-janar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos