A do ta japë dorëheqjen drejtoresha e AKSHI-t? Rama e merr në mbrojtje

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 14:02 | Politikë
A do ta japë dorëheqjen drejtoresha e AKSHI-t? Rama e merr në

Kryeministri Edi Rama mbrojti drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, pas skandalit të publikimit të pagave për 630 mijë shqiptarë. Kur A2 CNN e pyeti nëse zonja Karçanaj do të jepte dorëheqjen nëse hetimi tregon se databaza ka dalë nga e-Albania, kreu i qeverisë tha se SHBA-së i dolën të gjitha sekretet dhe nuk pati dorëheqje.

“SHBA-së i dolën në rrugë të gjitha sekretet, nuk di të ketë pasur ndonjë dorëheqje. Kështu që, tjetër është kur gjërat ndodhin si rezultat i një dështimi të sistemit ose si rezultat i një vepre, siç ishte rasti i të ndjerit Klodian Rasha, dhe komplet gjë tjetër është kur gjendemi përpara sulmeve. AKSHI nuk ka lidhje me këtë. Është njësoj si të shkosh t’i kërkosh dorëheqjen ministres së Bujqësisë. Platforma e ndërveprimit qeveritar e-Albania nuk ka absolutisht lidhje me sistemin e tatimeve, sepse sistemi i tatimeve që ka të bëjë me pagat është një gjë tjetër, ndërkohë që e-Albania është komplet gjë tjetër”, tha Rama.

https://a2news.com/2021/12/23/publikimi-i-pagave-rama-po-perdoret-politikisht-nga-bravaxhinjte-ngjan-me-patronazhistet/

“Është një sistem i cili menaxhohet nga dy kompani, një e huaj, një shqiptare. Është një sistem që funksionon në vazhdimësi me një program të vetin. Po jap përgjigje sepse qytetarët duhet të jenë shumë të qartë. Platforma e shërbimeve digjitale nuk është cenuar”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos