
Kryetrari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet në mbledhjen e kolegjit të kryetarë të PD në rrethet e vendit.
Sipas asaj që raporton zyra e shtypit e PD, Basha u ka thënë kryetarëve se PD në këtë moment duhet të jetë sa më shpejt në shërbim të njerëzve, duke u bashkuar.
“Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një “non grata”. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si t’i bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjmë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjedhjes kam vënë në dispozicion gjithçka”, citohet të ketë thënë Basha. (A2 Televizion)