
Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar ndaj zërave brenda grupit parlamentar të PD që si zgjidhje për krizën në selinë blu propozuan si largimin e Lulzim Bashës ashtu edhe të Sali Berishës.
Rithemelimi thekson se 6 marsi foli qartë në favor të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” që u pri në fushatë pikërisht nga Berisha dhe për këtë arsye lideri historik i demokratëve nuk ka asnjë arsye për t'u tërhequr.
“Zgjidhja e vetme është bashkimi përmes rikthimit tek vota e lirë! Kush ka frikë votën e lirë të demokratëve nuk ka moral të kërkojë votën e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e grupit të Berishës.
Rithemelimi e cilëson përjashtimin e votës së lirë si vdekjen e një force politike. (A2 Televizion)