
Me anë të një statusi në Facebook, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë ortodoksët me rastin e Pashkëve.
“Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes sonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt”, shkruan Basha.
Bashkëngjitur, ai ka postuar edhe një foto të “lepurushëve të Pashkëve”, të cilat shkruan se janë përgatitur nga vajzat e tij. (A2 Televizion)