“Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë, dilni dhe votoni”. Është ky mesazhi që përcolli nga selia blu kreu demokrat Lulzim Basha në prag të mbylljes së kutive të votimit.
“Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme. Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e iashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri. Mos e humb këtë mundësi. Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur. Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për vendin tonë. Bëje për veten tënde. Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani. Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë. Dilni masivisht dhe votoni. Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër - dilni tani dhe votoni. Nëse keni votuar - faleminderit. Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë. Askush nuk mund të rrijë në shtëpi. Ne nuk duhet ta humbasim momentin. Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi. Kjo është koha juaj. Është koha e Shqipërisë. Kjo është koha ynë. Dilni dhe votoni!”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)