KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 është 38,42 %. Nuk ka asnjë problematikë

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 16:20 | Politikë
KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00

Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 është 38,42 %. Konfirmimi u bë nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj. Sipas saj, kjo përqindje është e bazuar në informacionet në 1612 qendrave të votimit nga 5199 qendra që janë në total.

“Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 është 38,42 %. Kjo përqindje është e bazuar në informacionet në 1612 qendrave të votimit nga 5199 qendra që janë në total. E njëjta pjesëmarrja ka qenë edhe në vitet e shkuara. E rëndësishme është që procesi është i qetë, pa problematika”.

 Hoxhaj theksoi se deri më tani nuk ka asnjë problematikë, procesi i votimit, sipas saj, po vijon edhe në ato qendra ku pati pezullim.

“Nuk ka asnjë problematikë. Situata vijon të jetë qetë edhe në qendra ku kishte pezullim, votimi vazhdon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos