Incident në Maliq, çifti goditet me karrige në qendrën e votimit

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 16:28 | Politikë

Një incident zgjedhor ka ndodhur në fshatin Vashtemi të bashkisë Maliq, ku janë goditur me karrige një çift bashkëshortësh, sipas burimeve simpatizantë të Partisë Socialiste.

Burimet thanë se bashkëshortët Avdolli janë goditur në kokë nga një vëzhgues, që mendohet se i përket subjektit të Partisë Demokratike.

Çifti pas ngjarjes ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, por janë jashtë rrezikut. Kjo është ngjarja më e rëndë e regjistruar deri tani në procesin zgjedhor në juglindje të vendit.

Policia po merr në pyetje komisionerët e qendrës së votimit mbi ngjarjen e ndodhur

Policia ka pezulluar procesin e votimit dhe po merr në pyetje komisionerët e qendrës së votimit  mbi ngjarjen e ndodhur. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos