Basha në Elbasan: Dilni masivisht, votoni për të ardhmen tuaj

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 15:46 | Politikë
Basha në Elbasan: Dilni masivisht, votoni për të ardhmen tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike vizitoi Elbasanin gjatë drekës, një prej qyteteve më në qendër të vëmendjes në këto zgjedhje, pas ngjarjes tragjike të 21 prillit, ku nga një përplasje e armatosur për shkaqe politike mbeti i vrarë një person dhe 4 të tjerë të plagosur.

“Kam pasur nderin të shërbej si deputet. Vlerëson qytetarinë, mençurinë, kulturën dhe shpirtin e dijes e shkencës që i ka dhënë kombit shqiptar. Elbasani po del masivisht të votojë për të ardhmen e tij. Dua t’i bëj thirrje qytetarëve të dalin masivisht, pas orarit të drekës familjare, të votojnë për të ardhmen e tyre. Në këndvështrimin e vëzhguesve tanë në terren, ka pjesëmarrje shumë të mirë, por ka ende qytetarë që duhet t’i drejtohen kutive të votimit. Ka edhe qytete të tjera ku do të doja të shkoja, por mesazhi është i njëjtë. Dilni, votoni”, tha Basha për gazetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos