“Basha nuk u fut në zgjedhje kur i kishte të gjitha, jo më tani”. Ndoka: Do të pësojnë disfatë totale

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 14:03 | Politikë
“Basha nuk u fut në zgjedhje kur i kishte të gjitha, jo më

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, mendon se Enkelejd Alibeaj nuk dëshiron vërtet të futet në zgjedhjet e 14 majit. “Këta i bojkotuan zgjedhjet lokale kur i kishin edhe vulën, edhe siglën edhe mbështetjen popullore dhe Luli vendosi që të mos marrë pjesë”, tha ai në Ditarin e A2 CNN. “Basha mori një vendim si dredharak, duke marrë një vendim paraprak, duke e ndryshuar rrugës. Që në ato momente Basha mori goditje”.

Sipas tij, Basha këto vendime i mori nën diktatin e dhunës dhe shantazheve. “Nga ana e Ramës dhe faktorit ndërkombëtar. Ata që Rama kishte paguar që të shantazhonin edhe zotin Basha. Ne nuk e dinim në atë kohë që Bashën e kishin kapur peng për financimin rus, por Rama e dinte. Nuk e dinim që Rama kishte paguar një zyrtar të lartë të SHBA, e hamendësonim, kishim dyshimet tona, por fabula tashmë është e qartë”, tha ai.

“Nuk është interesi i tyre që të regjistrohen për faktin se do të kenë një disfatë. Unë do të kisha dëshirë të regjistrohen sepse vota e mbyll. Nuk e përcakton opozitën as Edi Rama, as faktori ndërkombëtar, por vota. Një ndëshkim tjetër më 14 maj do të ishte asgjësim i tyre moral, se politik ka ndodhur tashmë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/13/zgjidhja-para-zgjedhjeve-deputeti-i-pd-ka-vetem-nje-rruge-ne-te-kundert-jemi-te-humbur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos