Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi një tjetër video në rrjetet sociale ku akuzoi kryeministrin Rama se nuk e mbajti premtimin për reformën në drejtësi.
Sipas Bashës, me Edi Ramën në pushtet nuk do të ketë asnjëherë reformë në drejtësi, pasi asnjë nga zyrtarët e lartë të denoncuar për korrupsion, nuk është dënuar.
“Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!”, shkruan Basha përkrah videos. (A2 Televizion)