Përgjimet e Antimafias, reagon ambasadori italian në Shqipëri

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 21:56 | Politikë
Përgjimet e Antimafias, reagon ambasadori italian në Shqipëri

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka reaguar në lidhje me përgjimet telefonike të Antimafias italiane, ku një grup kriminal pretendonte se kishte kontakte me politikanë të nivelit të lartë në Tiranë.

“Italia është, e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale, autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lëmë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan në Twitter ambasadori italian. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/parate-e-ndrangetes-ne-tirane-balla-pyesni-bashen-tabaku-20-shkon-per-ramen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos