Ambasadorja Kim takon Majlinda Bregun: Mbështetje për integrimin dhe lëvizjen e lirë të mallrave e njerëzve në Ballkan

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 18:02 | Politikë
Ambasadorja Kim takon Majlinda Bregun: Mbështetje për integrimin dhe

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka takuar sot Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Në njoftimin e shpërndarë në Twitter, ambasadorja thekson se ka diskutuar mbi integrimin rajonal të Ballkanit, si edhe për mbështetjen që SHBA jep për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda 6 vendeve të Ballkanit.

"Pata një diskutim të mirë me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu  mbi integrimin rajonal brenda Ballkanit dhe midis Ballkanit dhe BE. SHBA mbështesin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit & njerëzve brenda 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor". (A2 Televizion)

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1353730960039227396

A2 CNN Livestream

Latest Videos