Basha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 14:33 | Politikë

Edhe zyrtarisht, Lulzim Basha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, zyrtarizoi rezultatin e votimeve të një dite më parë.

“Misioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar,. Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim. Bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në 75 mijë anëtare të PD, kanë votuar 41 mijë anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, të vlefshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë. 781 anëtarë kanë votuar për Fatbardh Kadillin, 983 për Edith Harxhi, Për Agron Shehaj, 6338 anëtarë, 32 882 anëtarë kanë votuar për Lulzim Basha. Komisioni zgjedhor bazuar në këto të dhëna shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën”, tha Gjana.

Ky do të jetë mandati i tretë si kryetar i Partisë Demokratike për Lulzim Bashën, mes kontestimeve të mëdha nga kandidatët, por edhe kryetarit të këshillit kombëtar të kësaj partie.

https://a2news.com/2021/06/14/pd-ne-piken-me-te-ulet-te-historise-nishani-basha-nuk-perfaqeson-demokratet-anetaresia-e-bojkotoi/

I ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2, Bujar Nishani u shpreh se Basha u bojkotua nga anëtarësia, ndërsa theksoi se ka prekur fundin dhe është momenti për ringritje të shpejtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/14/zgjedhjet-ne-pd-me-keq-se-mes-paleve-politike-kadilli-une-nuk-jam-luli-e-pranoj-vendimin-e-demokrateve/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos