I shkarkuar nga Kuvendi, Meta kthen një tjetër ligj

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 11:51 | Politikë

Shkelja e kushtetutës ishte arsyeja pse Kuvendi votoi shkarkimin e Ilir Metës. Me të njëjtën akuzë u kundërpërgjigj edhe Presidenti. Këtë të hënë në protokollin e Kuvendit mbërriti dekreti I cili kthente për rishqyrtim ndryshimet ligjore për sektorin minerar ku ndaj parlamentit ngrihen akuza për shkeljen e neneve kushtetuese.

“Ky ligj është hartuar, propozuar, shqyrtuar dhe miratuar në kundërshtim me parimet dhe të drejtat themelore që parashikohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. I diktuar jo për plotësimin e nevojave reale të sektorit minerar, por për favorizimin e subjekteve të caktuar që operojnë në këtë fushë”

Presidenti Ilir Meta

Tanimë, parlamentarët që krijuan bindjen se Ilir Meta nuk duhet të jetë më president, duhet marrin nën shqyrtim dokumentet me firmën e këtij të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos