Rama u takua me Blinken, Yuri Kim: Partneriteti SHBA-Shqipëri po thellohet më tej

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 23:35 | Politikë
Rama u takua me Blinken, Yuri Kim: Partneriteti SHBA-Shqipëri po thellohet

Rama u takua këtë të diel në Bruksel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.

Për këtë takim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter, e cila shkruan se partneriteti SHBA-Shqipëri po thellohet më tej.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari i Shtetit Blinken dhe Edi Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjithë bordin, përfshirë mbrojtjen dhe ruajtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne gjithashtu shpresojmë te Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara. Siç tha Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, shkruan Yuri Kim në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/13/rama-takohet-ne-bruksel-me-sekretarin-amerikan-te-shtetit-blinken/

A2 CNN Livestream

Latest Videos