Basha shpërndan postimin e ambasadores Kim: Zvarritja e Gjykatës së Lartë vonon daljen nga kriza

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 19:42 | Politikë
Basha shpërndan postimin e ambasadores Kim: Zvarritja e Gjykatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në lidhje me situatën kritike ku ndodhet reforma në drejtësi.

Kryedemokrati Basha shkruan se vonesa e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë vonon daljen nga kriza dhe mbyll dyert e BE për popullin shqiptar.

“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore”, shkruan Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos