Ndërkohë që në Kuvend po fliste Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, deputetët Ralf gjoni dhe Halit Valteri janë fiksuar nga kamerat në momente tensioni. Siç shihet edhe nga pamjet, është dashur ndërhyrja e kolegëve të tyre për t’u përpjekur që të qetësojnë situatën.
Edhe pse nuk ka konfirmim për arsyen e konfliktit, para tij, Ralf Gjoni akuzoi disa prej kolegëve të opozitës se po kërkonin ndryshime kushtetuese edhe pse nuk kanë folur asnjëherë për listat e hapura.
Myslym Murrizi ftoi Gjonin që t’i bashkohet nismës për ndryshimin e Kushtetutës dhe të firmosë propozimin e opozitës, ndërsa Valteri i kërkoi ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që në Parlament të bëhej edhe testi i inteligjencës, përveç atij të matjes së temperaturës. (A2 Televizion)