I ashpër ka qenë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi me drejtuesen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagamit.
Llagami ishte në Kuvend për të raportuar për punën 1-vjeçare të qeverisë së gjyqësorit, por nga kryetari i Kuvendit iu vu në dukje paraprakisht se duke mos ngritur Gjykatën e Lartë, po shqetësonte jo vetëm Kuvendin, por dhe Brukselin.

“Kuvendi është i interesuar për gjithçka që ka të bëjë me veprimtarinë tuaj, por edhe Kuvendi edhe publiku dhe partnerët ndërkombëtarë, janë të interesuar se kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe si rrjedhojë në atë Kushtetuese. Nuk ka asnjë arsye që të mbahet peng Shqipëria”, deklaroi kreu i Kuvendit. (A2 Televizion)