Kryemadhi: Teatrin do ta mbrojmë me trupat tanë

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 14:10 | Politikë
Kryemadhi: Teatrin do ta mbrojmë me trupat tanë

Monika Kryemadhi deklaroi në “Ditari” në A2 se Erion Veliaj “po shkatërron dhe po grabit Teatrin Kombëtar që Edi Rama të mos kthejë paradhënien që u ka marrë djemve që kanë mbushur rrugët e Evropës me drogë”.

“Nuk mund të mohosh punën në Tiranë të Erion Veliajt, por nuk mund të harrosh që ai po shkatërron dhe po grabit Teatrin Kombëtar që Edi Rama të mos kthejë paradhënien që u ka marrë djemve që kanë mbushur rrugët e Evropës me drogë. Unë nuk kam komplekse që të pranoj punën e bërë mirë dhe të them punët që janë bërë keq”, theksoi kryetarja e LSI-së.

“Ne do të rrimë në teatër me dezhurn, për të ruajtur godinën. Nëse në moment do të shikojmë që po afrohet diçka, do t’i njoftojmë të gjithë që të vijnë në teatër. Do të qëndrojmë me radhë aty, dhe nuk ka fadromë që të na largojë. Atë godinë do ta mbrojmë me trupat tanë, nëse duan ta shembin, fadromat do të kalojnë mbi trupat tanë”, u shpreh Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos