
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vendi tij i jep Shqipërisë në rrugëtimin evropian.
Lideri i demokratëve bën me dije se bisedoi me kryeparlamentarin austriak për krizën politike, kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirëve vendin si dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
“Patëm dakordësi të plotë se udhërrëfyesi për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, dhe për të zhbllokuar rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës dhe rikthimit të shpresës dhe mundësive për çdo shqiptar”, deklaroi Basha. (A2 Televizion)