Opinioni paraprak i Venecias, Balla: Presim finalin, dekreti i Presidentit nuk shqyrtohen në Kuvend

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 20:20 | Politikë
Opinioni paraprak i Venecias, Balla: Presim finalin, dekreti i Presidentit nuk

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mbërritjes në Tiranë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias për përplasjen Presidencë-Kuvend, në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Komisioni i Venecias na ka vënë në dizpozicion një “draft paraprak” të opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, për të cilin na është kërkuar, nga ana e tyre, të ruajmë strikt konfidencialitetin dhe të mos bëjmë asnjë koment, sepse drafti është dërguar për t’u konsultuar dhe komentuar nga palët. Shpërndarja e copëzave apo fjalive të veçanta në raste të mëparshme të drafteve paraprake ka dëmtuar kredibilitetin e procesit të konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj, ne do të ndjekim në mënyrë strikte agjendën dhe respektojmë kërkesën për konfidencialitet  prej vetë Komisionit të Venecias, deri në miratimin e një opinioni final zyrtar”.

Më tej, Balla thekson se deri në marrjen e opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i Presidentit nuk do të shqyrtohet në Kuvend.

“Ndërkohë, ekspertët tanë do të përgatisin komentet, sipas kërkesës së vetë procesit, për reflektimet e pretendimeve të palëve në opinionin përfundimtar. Kjo do të thotë po ashtu, se deri në marrjen e opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga Presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias”, mbyllet reagimi i Ballës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/06/mberrin-raporti-i-komisionit-te-venecias-cfare-thuhet-per-shkarkimin-e-presidentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos