Reforma Zgjedhore, PD: Jemi për përmbylljen e saj sipas afatit

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 16:43 | Politikë
Reforma Zgjedhore, PD: Jemi për përmbylljen e saj sipas afatit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një deklarate për mediat, deklaroi se Edi Rama dhe Rilindja nuk e duan reformën zgjedhor.

Sipas numri dy të demokratëve, mazhoranca ka ndërtuar një shtet privat që pasuron “çunat  problematikë dhe premtoi që kur PD të vijë në pushtet do të punojë për njerëzit.

“Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rilindja, janë të VETMIT që nuk duan Reformë të vërtetë Zgjedhore. Ato janë të qartë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga “çunat problematikë” apo paratë e krimit dhe korrupsionit, sot do të ishin prapa hekurave dhe jo në qeverisje apo tryeza. Ne do ta shembim modelin e shtetit privat të Edi Ramës dhe do të ndërtojmë një sistem që punon për njerëzit dhe i jep pushtet njerëzve. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të përmbylljes së Reformës Zgjedhore në afatin e përcaktuar. Për këtë kemi bërë propozime konkrete dhe do të vazhdojmë të bëjmë propozime konkrete, që garantojnë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë edhe në takimin e radhës së ditës së hënë”, deklaroi Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos