Basha: Teatër 3-ditor me Kushtetuesen, tregoi kush s’e do reformën në drejtësi

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 19:11 | Politikë
Basha: Teatër 3-ditor me Kushtetuesen, tregoi kush s’e do

Në një konferencë mbrëmjen e së premtes, kreu demokrat, Lulzim Basha, komentoi situatën e krijuar së fundmi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe përplasjes mes Presidencës me Kuvendin.

Basha e quajti situatën e krijuar një teatër 3-ditor, ndërsa theksoi se kjo tregoi se Rama nuk e do reformën në drejtësi dhe synon kapjen e saj.

https://a2news.com/2019/11/15/meta-do-te-beje-kallezim-penal-kunder-kreut-te-ked-ka-marre-marre-persiper-te-realizoje-nje-akt-mafioz/

“Kemi qenë dëshmitar të një ngjarje të paprecedentë sa i përket marrëdhënies me kushtetutën. Rasti i Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregun se kush nuk e do drejtësinë e Pavarur. Ka investuar prej 3 vitesh për të kapur drejtësinë. Synuan kapjen e një anëtari të gjykatës së Kushtetutës, i cili i takonte të emërohej nga Presidenti i Republikës. Kushtetuesja në momentin që do të ngrihet do të gjykojë çështje të rëndësishme, si farsa e 30 qershorit dhe nismën e Kuvendit për të shkarkuar Presidentin”, tha Basha.

Basha u shpreh se SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion. Kreu demokrat theksoi se zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme.

https://a2news.com/2019/11/15/meta-tha-se-do-ta-kallezoje-penalisht-reagon-kreu-i-ked/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pa ndikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos