Kuvendi miraton me 97 vota pro rezolutën “kundër Metës”

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 11:52 | Politikë

Kuvendi miratoi me 97 vota një rezolutë në të cilën i kërkohet institucioneve të tjera të injorojnë Presidentin e Republikës, në lidhje me dekretin e tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Rezoluta e quan këtë veprim të Metës një akt absolutisht të pavlefshëm, jashtë kompetencave të tij dhe që minon funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

A2 kishte që dje draftin i cili u votua këtë të premte në një seancë të posaçme.

“I bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike të mos e zbatojnë Dekretin e Presidentit për Xhaferllarin”.

Gjithashtu Kuvendi i bën thirrje Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese që të mundësojnë fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetues, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, duke mos njohur emrin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Kushtetueses.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos